Frappuccino është produkti më i ri në Mon Chéri Coffee Shop. Me bazë kafe, i ftohtë dhe i dekoruar me krem qumështi dhe copëza çokollate, Frapuccino ju ofron freskinë e dëshiruar në çdo moment.
Ofrohet në dy shije unike, kafe dhe çokollatë.
Sallatë Frutash
Tipike për stinën e verës, përzierja e frutave dhuron shumë freski dhe relaksim, por edhe dozën e duhur të vitaminave në stinën e dimrit.
Smoothie
I nxehti përballohet më mirë me Smoothie!
Provoni shijet: Çokollatë, Luleshtrydhe, Vanilje ose Krem Brule, pastaj na thoni cilën preferoni më shumë.
Pop Corn Latte
Pop Corn Latte bëhet me shumë qumësht dhe kafe si nje latte e thjeshtë, por shija Pop Corn bën që ju të keni një eksperiencë unike.
Macchiato
Një kafe e ëmbëlsuar me pak qumësht, e ofruar gjithashtu në dy mishelat Mon Chéri Aroma dhe Crema.
Kakao
Është një produkt me përmbajtje qumështi dhe kakao.
Ideal për ata që dëshirojnë një pije të ngrohtë pa bazë kafeje dhe shije të shtuara.
Freddo Cappuccino
Freddo Cappuccino është një produkt i ftohtë me kafe, krem qumështi dhe akull.
Freddoccino
Produkti i ftohtë, traditë e Mon Chéri e para që solli risinë “Freddoccino” në tregun shqiptar. Mund ta provoni në tri shije: Karamel, Toffee Nut ose Irish, të dekoruar me shllak, çokollatë ose karamel.
Mund ta shijoni në versionin L (300 ml) ose XL (400 ml).
Crunchy Cacao
Crunchy Cacao është produkt i të gjitha moshave! Kakaoja kremoze, e ngrohtë ose e ftohtë, vjen në shijen e dëshiruar Çokollatë Biskotë ose Krem Brule. Pjesa më e mirë? Sigurisht, biskotat e thërrmuara mbi shllak!
Mund ta shijoni në versionin L (300 ml) ose XL (400 ml).
Hot Choco
Çokollatë e shkrirë e ngrohtë, në Mon Chéri vjen me disa shije unike. Zgjidhni kombinimin perfekt të çokollatës së zezë dhe shijeve të ndryshme (Brownie, Mente dhe Ginger).
Mund ta shijoni në 3 versione M (250 ml) L (300 ml) ose XL (400 ml).
Çokollatë e shkrirë
Çokollata e shkrirë, e ngrohtë ose e ftohtë, në Mon Chéri vjen me shije unike. Zgjidhni kombinimin e preferuar me çokollatën e bardhë apo të zezë.
Mund ta shijoni në versionin L (300 ml) ose XL (400 ml).
Mochaccino
Një produkt i ftohtë ose i ngrohtë, për ata që e duan kafen, por u pëlqen të ndryshojnë shije herë pas here. Ka përmbajtje kafe, krem qumështi dhe çokollate të zezë ose të bardhë.
Mund ta shijoni në versionin L (300 ml) ose XL (400 ml).
Lëng i freskët frutash
Fruta të freksëta, të shtrydhura në moment për TY! Zgjidhni ndër shijet: Mollë, Panxhar, Karrotë, Portokall, Mandarinë dhe sipas frutave sezonale, Shalqi dhe Pjepër.
Mund ta shijoni në versionin M (250 ml) L (300 ml) ose XL (400 ml).
Milkshake
Milkshake, akullore në gotën tuaj! Provojeni në shijet Çokollatë ose Luleshtrydhe.
Chéri
Si mund të largohesh nga Mon Chéri pa provuar një Chéri? Kokteili me bazë qumështi kremoz ofrohet në shije Qershie ose Pjeshkë.
Italian Limonade
Një pije freskuese frutash e shoqëruar gjithmonë me feta limoni dhe akull, e ka bërë këtë pije të njihet dhe të pëlqehet nga të gjithë në mbarë botën. Mon Chéri ofron produktin “Italian Lemonade” me shije Passion Fruit.
Ice Tea
Ideal për t’ju dhuruar freski në një ditë vere. Çaj i ftohtë me shije unike: Pjeshkë, Manaferrë dhe Mollë!
Fresh Ice
Produkt freskues i gazuar me shije Manaferre dhe Luleshtrydhe, në sezonin e verës eshte nga më të preferuarat.
Çajra Bio
Në Mon Chéri shërbejmë çajrat BIO që shoqërohen gjithmonë me Mjaltë! Ndër shijet e ofruara përmendim:
Çaj i ëndërrave (me erëza pikante); Çaj i kuq (me ekstrakte vanilje); Çaj jeshil (me lule jasemin); Earl Grey (çaj i zi aromatik); Kënaqësia e boronicës së kuqe; Aromë limoni.
FRAPPUCCINO
Posted on 08.08.2017 / by juli